Thursday, June 11, 2015

Mos u dashuro...!


Mos u dashuro pas një gruaje që lexon, 
pas një gruaje fortë, të ndjeshme, 
pas një gruaje që shkruan. 

Mos u dashuro pas një gruaje të mënçur, 
magjistrice, delirante, të marrë. 

Mos u dashuro pas një gruaje që mendon,
e vetedijeshme qe e njeh boten, 
e zonja për të marrë krah. 
Pas një gruaje me besim në vetvete. 

Mos u dashuro pas një gruaje që qesh a qan tek bën dashuri, 
qe di të shndërroj shpirtin e saj në mish,
e aq me tepër, pas një gruaje që dashuron poezinë (ato jane më të rrezikshmet), 
as pas një gruaje që mund të rrijë gjysëm ore para një tabloje 
apo që s'jeton dot pa muzikë. 

Mos u dashuro pas një gruaje energjike, të hareshme, të kthjellet, rebele, moskokçarëse. 
Mos të qelloftë të dashurohesh pas një gruaje të tillë. 
Sepse kur dashurohesh pas nje gruaje të tillë, 
në qëndroftë apo jo pranë teje, 
në të dashtë apo jo, 
një grua të tillë, 
s'e harron dot. 
Kurrë!

Martha Rivera Garribo

Sunday, September 1, 2013

Nëse do të më pyesje....

Nëse tani do të më pyesje, pse jam kështu?
Kaq keq, kaq dëshpëruar, kaq helmuar,
Një djall e di se si do të të kthehesha
vetëm veten të shpëtoja...


Nëse tani do të më pyesje, kush të ka katandinsur kështu?
Kaq shumtuar, kaq zvarritur, kaq harruar,
një zot e di se çfarë do të të nxirrja
vetëm dashurinë të mos e fajësoja


Nëse tani do të më pyesje, se ku u fike kështu?
Në ç'vend, në ç'tokë , në ç'dhe?
Një perëndi e di se çfarë do të sajoja,
vetëm baltën e shpirtit tënd të mos e tregoja


Nëse tani do të më pyesje, se kur u trete kështu?
Dje , pardje, apo sot?
Një shenjt e di se ç'do ti tregoja
vetëm kohën tonë të mos shënjoja


Nëse tani do të me pyesje, si do të vashdosh kështu?
Me mua, pa mua , pa ne?
Gjithë bota, e di ta thotë se si,
vetëm unë nuk e mësova dot kurrë.
 

Autore: Sonila Mlloja
1 Shtator 2013
 

Wednesday, June 26, 2013

Duke mos jetuar të tashmen....


Dita zvarritur e hodhi përsëri hapin

me fantazinë tonë nuk ritmoi dot
në shijen e saj të thartë na trazoi
dhe në pritje na ngarkoi
natës ja zbuluam gjumin
dhe mes imagjinatash e lamë të frymoj
qe qelizat e vdekura të shpirtit të pastrojë.



Koha pushtetshëm parakalon ritmin e saj pa shumë teorira
ja, frymuam një ditë më shumë
por gjëndje për veten nuk prodhuam dot
lodhja rrëke rrëshqet e dobësuar
nga shqisat që po marrin për kot...

E tashmja ...
fyrmon te shkuaren
pa gelltitur dot te ardhmen...


Friday, May 17, 2013

Muzika e shpirtit pa shpirt...



Me tinguj muzike po i  shurdhoj mendimet
Se muziken e shpirtit ato ma kanë ndalur
Me notat më të zgjedhura po shkreh ndjesitë
Që të mpira  kanë mbetur .


E kotë...
ky Ritual ,me mua u mërzit..
Lodhjen, si argument ma merr kur më sheh...
Dhe si rutinë preferon të më kthehet tani..


Nuk ka më tinguj si vitamina për shpirtin
Nuk ka muzikë për të shpërlarë stomakun shterpë të zemrës
Nuk ka me kengë për të thyer buzët nga heshtja varr
Ka veç arratisje nga ti...


30 prill 2013

Autore: Sonila Mlloja

Saturday, March 23, 2013

Fjala ...!

Fjalës ja morëm frymën
syve j'ua shkulëm shkëlqimin
gojës nuk I lamë hapsirë të pushonte
për të ridimensionuar qëndrimin

edhe sot ...
e kryqëzuam shpirtin që na bashkoi
edhe sot ….
e shkatërruan rrugën që bashkë shtruam
edhe sot...
prapë shkelmuam ,
nurin tipareve që nga dashuria u mbuluan.

Lëre mos e trazo më
zemërimin që nga litarët më ka dalë!
Mos mi shto më barrë,
mundit që zjarr më ka marrë

mos e mundo gjuhën
pas fjalëve rrespektndjellëse.
Ato s'mund të rrinë
në gjuhën e zbardhur nga pështyma
që lanë pas fjalët e tua të pista...

Kjo histori !
Nga fjala mori jetë
e nga fjala u nxi...!

 








Sonila Mlloja

Autore

22 Mars 2013




Thursday, March 14, 2013

8 Marsi : Gruaja si Hirushe për disa orë!


8 Marsi është dita ku dëgjon aq shumë vlerësime për femrën sa në një moment të duket vetja se gjatë gjithë pjesës tjetër të vitit, nuk ke qënë femër, por burrë….Në asnje ditë të vitit nuk të sheh syri kaq shumë vemëndje ndaj figurës së femrës sa sot. Në asnjë ditë të vitit nuk ndihesh kaq e rëndësishme se sa sot.Në asnje ditë tjetër të vitit nuk blihen aq shumë lule për femrën se sa sot.Në asnjë ditë tjetër të vitit meshkujt nuk janë kaq tolerant ndaj femrës sesa sot.Në asnje ditë tjetër të vitit nuk shpenzohen kaq para në emër të saj se sa sot. Sikur të ishte çdo ditë kështu!

Femra sot përshkruhet me patos si frymëzim, forcë, energji, mirësi, ,sakrificë, që ndez motorret e jetës , që vë në lëvizje shoqërinë, që çon përpara botën. Pra me pak fjalë femra është përmbajtja e çdo gjëje që ekziston dhe merr jetë. Pa vitalitetin e femrës asgje dhe asnjëherë nuk do kishte kuptim.
Dhe lum ai kush e kupton këtë!

Teksa vërtisja në mëndje këtë lëndë që perceptova vetëm në pak orë gjatë paradites së sotme, mu shtua dëshira për të shkruar diçka mbi femrën, mbi ne.

A jemi të lumtura ne sot? A jemi vetvetja ne sot? A jemi me këmbë ne sot?

Seç mu kujtua këpuca magjike e Hirushes tani!

Një këpucë e bukur që e shpënrguli nga realiteti të gjorën vazjë dhe e çoi në botën plot jetë të një grupi tjetër njerzish.Por kur magjia mbaroi, rikthimi nën çatinë e saj të vjetër dhe me ngjyra të zbehta, ishte dhimbja më e madhe se të gjitha dhimbjet që kishte pqërjetuar ajo në jetën e saj.Kjo ishte dhimbja e perceptimit ndryshe.Dhimbja e syve që happen. Dhimbja e buzes që ngrin.Dhimbja e vetdijes që deri në ato momente nuk ishte zgjuar, e që kur doli nga errësira, kontrasti I fortë I dritës së botës me shije, me jetë dhe harmoni ngjyrash, I pushtoi gjithë qënien duke e lënë pa frymë.

Kjo është dhe dhimbja që ndjej unë sot teksa dëgjoj dhe shoh se si rrotullohet bota rreth nesh sot.Ky është trishtimi që përjetoj unë sot teksa dëgjoj vlerësimet më të bukura për ne sot . Kjo është dita që ndjej keqardhjen më të madhe për femrën.Duket sikur për ne, kujtohen vetëm sot!

Në orën e parë të mengjesit kisha një bisedë aq të ngjeshur emocionalisht në studion e emisionit tim , sa që më përfshiu të tërën dhe ma la mëndjen të stakuar gjithë ditën aty…Teksa po bisedonim për gruan shqiptare dhe pozitën e saj sot në shoqëri, familje, punë e kudo, një pyetje që u ngrit nga e ftuara ishte: -“Kur kemi kërcyer ne për hërë të fundit?Përgjigjja e saj me sytë drejtuar nga unë pas një pause të lehte: “Do të vihesha në siklet po ta thoja”. Mendja mu vu menjeherë në lëvijze të kujtoja se kur kishte qënë vërtetë hera e fundit që kisha kërcyer, por ishte përpjekje që dështoi në çast se memoria do të më përgjigjej ndoshta me datën e fustanit të bardhë.

Po fundjava që jemi argetuar më shumë kur ishte shënuar - ishte pyetja tjetër.

Aty mu kujtua vetja me krahë të varur mbi parvazin e ballkonit që shkund tapetat e rëndë të shtëpisë çdo të shunë apo të dielë nga java kohëkursyer. Flokët e mbledhura rrëmujshëm mbi kokë për të qënë sa më pak e besdisur, duart që marrin ngjyren e bakrit nga detergjentët lloj-lloj dhe aroma e trupit që është një përzierje miks e gatimit, djerës, detergjentit, dhe pluhurave të ngecur. As këtu nuk gjeta fundjavë të bukur.

Por bukur, kur isha veshur për herë të fundit?

Ah po! Kjo mund të ketë ndodhur disa herë në vit. Por jo për shkak të ndonjë rasti të lumtur të jetës time “bujare”, as të ndonjë surpriza të gatuar enkas për mua; por për shkak të ndonjë impenjimi profesional, të ndonjë rasti etik, të detyrueshëm.

Tek sa I mbledh këto detaje, si copat e një pazëlli, formohet përralla e bukur e Hirushes, që u çlirua nga kthetrat e përvuajtjes vetëm për disa orë dhe u rikthye në realitetin e saj sërish. Tamam si pjesa më e madhe grave tona sot!  Të etura për të qënë femra qoftë edhe për një ditë.

Ndërkohë e ftuara më ndihmoi të reflektoja se , ndonëse nuk isha pjesë e atyre grave sot, ndonëse e pakushtëzuar nga bota mashkullore në të përditshmen time, në portretin tim shihja gjurmet e një çnatyralizimi të shpejtë femëror, nga përpjekja me ngarkesat e së përditshmes dhe sifdat që më kishte serviur vete jeta . Ky proçes më kishte fshirë nga vëmëndja kërcimin e lumtur, fundjavën e bukur apo të tjera e të tjera gjëra që aromatizojnë qënien FEMER.

Nesër në mëngjes, kur të ngirhen me dëshirën për tu ndjerë sërish si sot, le të kënaqen më erën e parfumit që ka mbetur nga dje.

8 Mars 2013

Sonila Mlloja

Autore